PRINCI I VOGËL

SHFAQJE ME KUKULLA PËR FËMIJË

Shfaqja bazohet në veprën më të njohur të autorit francez, Antoine de Saint-Exupéry.

“Princi i vogël” është një prej kryeveprave të letërsisë botërore për fëmijë, e përkthyer në mbi 250 gjuhë e dialekte, shitur në mbi 250 milionë kopje.

Gjithnjë e më shumë, në çdo shoqëri – përfshirë Kosovën – po thellohet hendeku i keqkuptimeve mes gjeneratave. Mungesa e trajtimit në mënyrë adekuate të të rriturve ndaj fëmijëve, po e thellon edhe më tej këtë hendek. Kjo është mbase tema qendrore e veprës, por edhe arsyeja e nevojës së inskenimit të kësaj shfaqjeje në teatrin “Dodona”.

Princi jeton në një planet të vogël, për të cilin kujdeset vazhdimisht, me të cilin jeton në harmoni e nuk e ka asnjë problem. Dëshira e Princit për të ditur se çfarë ka në yjet që e mbushin qiellin, e shtynë atë që të marrë një rrugë: të udhëtojë në planetët e ndryshëm, të mësojë se kush jeton në to dhe se çfarë bëjnë banorët e viseve të reja që ai i viziton.

Kudo që shkon Princi, takon banorë të çuditshëm të cilët e thellojnë edhe më tej bindjen e tij se të rriturit vështirë kuptohen dhe se me të vërtetë janë të çuditshëm.

Në planetin e fundit, në Tokë, përveç njerëzve ai takon edhe kafshë të ndryshme. Ai më në fund kupton se ajo që është e rëndësishme në jetë nuk shihet me sy, por se shihet vetëm me zemër. Nga ky moment, Princi kërkon një mënyrë të kthehet në planetin e tij, tek Lulja që e pret.

Pra, “Princi i vogël” është një temë aktuale për shoqërinë e Kosovës, për të kuptuar më mirë fëmijët dhe për të punuar më shumë për të ardhmen e tyre. Bota e fëmijëve është përplot imagjinatë, mirësi e dashuri dhe këtë e tregon kjo vepër nga e cila secila gjeneratë mund të mësojë diçka.

nga: Antoine de Saint-Exupéry
dramatizimi dhe regjia: Valdet Rama
konsulente: Melihate Qena
Luajnë: Roza Berisha Fejzullahu, Avni Hoti, Valdet Rama
kukullat dhe skenografia: Valdet Rama
dizajni dhe fotografitë: Fahredin Spahija
muzika: E përzgjedhur
mjeshtër ndriçimi: Skender Latifi
punëtorë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi

Për moshat: 3+
Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623 çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri 16:00, të shtunën prej orës 09:00 deri 11:00!

0 comments on “PRINCI I VOGËL

Comments are closed.