PRINCESHAT DHE DRAGOI

SHFAQJE ME KUKULLA PËR FËMIJË

Në katër mbretëri të largëta katër mbretër kanë vetëm nga një vajzë. Derisa e para është e llastuar, e dyta e mrrolur, e treta është e hareshme. Princesha e katërt është e zgjuar. Të katër mbretërit kanë oborrin mbretëror dhe një derë që tërë kohën bënë “Ngic-nguc”. E mbreti dëgjon dhe duron . Aty pranë jeton edhe një dragua, i cili kërkon një princeshë për t’u martuar. Ai do ta kërkojë dorën e katër princeshave të ndryshme derisa më në fund e kupton se ai duhet të gjejë një princeshë dragua.

Sipas përrallave popullore
Regjia: Melihate Qena

Skenografia: Petrit Bakalli , Violeta Ajazi Bojaj
Kukullat: Petrit Bakalli, Agron Blakçori
Muzika: Veton Osmani

Luajnë:
Roza Berisha
Avni Hoti
Avdi Azemi

Për moshat: 3+
Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623, çdo ditë, prej orës 10:00 deri 16:00.

0 comments on “PRINCESHAT DHE DRAGOI

Comments are closed.