EKIPI
Teatri i Qytetit të Prishtinës Dodona është institucion vartës i Komunës së Prishtinës. Në strukturën e saj organizative, Dodona e ka këshillin drejtues, drejtorin, ansamblin rezident si dhe stafin administrativ dhe teknik. Të gjitha aktivitetet kryhen në koordinim me Drejtorinë për Kulturë të Komunës së Prishtinës.