PANTALLONAT E KANGUSË

SHFAQJE ME KUKULLA PËR FËMIJË

Kanguja dhe nëna e tij zhvendosen në një pyll tjetër. Aty ai gjen shokë dhe si lojtar i mirë i basketbollit që është, luan basketboll me shokët e tij, Mikën dhe Kobin. Në pyll është edhe një zanë, e cila në të kaluarën e ka ngacmuar një zanë tjetër dhe për këtë është mallkuar që të rrijë gjithmonë në gjumë. Zana zgjohet nga zhurma e lojës së kangurëve dhe me ndihmën e zogjve, ua ndërton kangurëve fëmijë koshin, në mënyrë që zhurma e lojës së tyre ta mbajnë të zgjuar nga gjumi. Telashet fillojnë kur Kanguja vesh pantallona, që janë pjesë e identitietit të tij kulturor dhe shokët e ngacmojnë pse ka veshur pantallona e po duket si njeri e jo si kangur. Në anën tjetër, Kanguja nuk sillet mirë me shokun e tij, qenin Tuki. Ngjarja zhvillohet në atë mënyrë që të gjithë e kuptojnë që nuk duhet ta ngacmojnë askënd dhe të gjithë duhet ta pranojnë njëri tjetrin ashtu si janë.

nga: Vesa Qena
regjia: Melihate Qena

mjeshtëre e kukullave dhe skenografe: Ayten Huzur Öğütcü
muzika: Liburn Jupolli
asistent i mjeshtëres së kukullave: Dardan Zhegrova
dizajner i dritave: Skender Latifi
teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi

luajnë:
Avdi Azemi
Alketa Sylaj
Faik Gashi
Donikë Ahmeti
Avni Hoti
Roza Berisha Fejzullahu

producentë: Visar Krusha, Melihate Qena
mosha: 6+

Ky projekt u mbështet nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut si dhe nga Komuna e Prishtinës.

0 comments on “PANTALLONAT E KANGUSË

Comments are closed.