MIK-MIK

Ujku i stepave, Kojoti, është shumë i uritur dhe dëshiron ta gjuajë zogun që vrapon, Mik-mik, përmes kurtheve dhe truqeve që Kojoti i shpikë, por fatkeqësisht për të, Mik-miku iu ikë pa problem kurtheve të Kojotit, ndërsa Kojoti bie në kurthet që i ka vendosur vetë. Në këtë aventurë të ndjekjes dhe ikjes në mes tyre, ata e krijojnë një lloj miqësie dhe duket sikur nuk munden të rrinë pa njëri tjetrin. Kjo aventurë e re dhe e bukur për më të vegjlit, është me motive nga filmi i animuar “Roadrunner” dhe i dedikohet fëmijëve të moshave 3+.

skenari dhe regjia: Kaltërim Balaj

luajnë: Bashkim Ramadani, Rifat Smani

skenografia dhe kostumografia: Vesa Bunjaku

muzika: Memli Kelmendi

konsultant i skenografisë: Dren Elshani

realizimi i kostumeve: Nita Bllacaku 

dizajni i dritave: Skender Latifi

teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi

producentë: Ardian Sharku, Visar Krusha

Buka SH.P.K. në koproduksion me TQP Dodona  

mosha: 3+

Mbështetur nga Komuna e Prishtinës

0 comments on “MIK-MIK

Comments are closed.