POSTA E POROSITUR

Shfaqje me kukulla për fëmijë

Në prag të Vitit të Ri, kafshë të ndryshme i dërgojnë urimet dhe dëshirat e veta. Këto urime pa përtuar i shpërndanë Lepuri postier. Por disa nga këto, nuk janë aspak dashamirëse për të tjerat, por kanë plot lakmi e kërcënime, ndërsa ujku, derri edhe dhelpra i dërgojnë urimet më ndjellakeqe për Behram Barutin, gjahtarin e fshatit , derisa ai nje ditë, me zagarin dhe pushkën e vet, niset t’i gjejë uruesit e egër.

Nga: Mark Krasniqi
Regjia: Melihate Qena

Muzika: Naim Krasniqi
Udhëheqja teknike: Skender Latifi
Teknikë: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi

Luajnë:
Melihate Qena
Faik Gashi
Valdet Rama
Roza Berisha-Fejzullahu
Avni Hoti
Avdi Azemi

Për moshat: 3+
Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623.

0 comments on “POSTA E POROSITUR

Comments are closed.