MAT

Komedi

Shfaqja “Mat” është një përballje argëtuese mes Vdekjes dhe Njeriut, i cili këtu paraqitet si filozof. Ngjarja nis në momentin kur filozofi provon ta varë veten dhe i shfaqet Vdekja. Por derisa filozofi e kishte me shaka, Vdekja e ka me gjithë mend. Dhe këtu nis përplasja mes jetës dhe vdekjes, me tensione dramatike, përleshje fizike dhe replika komike.


“Mat” është komedi e strukturuar si hipertekst dramatik, e shkruar si homazh performativ për regjisorët Ingmar Bergman dhe Woody Allen dhe si persiflazh teatral (një zhanër shumë popullor në Francën e shekullit të 18-të), por sipas perspektivës dhe humorit të kohës sonë.

nga: Ag Apolloni
regjia: Ben Apolloni

përzgjedhja muzikore: Ben Apolloni
kostumografia: Egzon Kazagiqi
dizajni i dritave: Skender Latifi
koreografia: Xheraldina Krasniqi

luajnë: Brahim Basha & Adelina Halitjaha

Mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës.

0 comments on “MAT

Comments are closed.